Manjani:”Vettingu edhe njëherë e tregoi se është një dështim”

0
499

Vetëm pak pas shkarkimit të prokurores së Shkodrës, Besa Nikëhasani, ka reaguar ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili e quan vettingun një dështim.

Sipas Manjanit, Vettingu edhe njëherë e tregoi se është një dështim, pasi sipas tij Nikëhasaj është një nënpunëse korrekte e shtetit.                                            “Pasuria modeste e familjes së saj ishte e deklaruar dhe e verifikuar nga ILDKP gjithë këto vite. Gjykimi popullor se medemek nuk justifikon një shtëpi të përfituar nga shkembimi i truallit të bashkshortit me ndërtuesin, është poshtërsi e Vetting-ut!!! Nuk ishte qëllimi i vetting të largohen prokurorët e gjykatësit korrektë! Jo dhe jo!”, shkruan Manjani.

Postimi i plotë:

Dështim!

Besa Nikëhasani, nuk është simbol i prokurores së paaftë apo të korruptuar! E them këtë me bindjen më të thellë njerëzore dhe profesionale.

Vettingu dha sot provën e radhës të dështimit! Nuk kisha dyshim, por duhej prova. Ja edhe një provë tjetër!

Vetting nuk është një inspektoriat tjetër i deklarimit të pasurive! Jo dhe jo!

Vetting u bë për të verifikuar figurën morale dhe aftësinë profesionale të gjykatësve dhe prokurorëve. Natyrisht edhe elementi i pasurisë është pjesë e verifikimit, po jo i vetmi!

Besa Nikëhsani është Prokurore karriere, fjalëpakë dhe një nënpunëse korrekte shteti. Nuk di të ketë kalur ndonjë proces disiplinor e as të jetë përfolur ne publik.

Pasuria modeste e familjes së saj ishte e deklaruar dhe e verifikuar nga ILDKP giithë këto vite.

Gjykimi popullor se medemek nuk justifikon një shtëpi të përfituar nga shkembimi i truallit të bashkshortit me ndërtuesin, është poshtërsi e Vetting-ut!!!

Nuk ishte qëllimi i vetting të largohen prokurorët e gjykatësit korrektë! Jo dhe jo!

Ndaj them se është dështim!

Me këtë variant shumë shpejt do ti mbyllim edhe gjykatat e prokuroritë në gjithë vendin! Ashtu siç mbyll Gjykatën Kushtetuese e Gjykta e Lartë.

Pra sot efektivisht jemi pa sistem drejtësie!

Rroftë Reforma se drejtësia na la shëndetin!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here