Asfaltimi i rrugës se lagjes Lugu Çezme, një kërkesë 30 vjeçare e qytetareve te saj, por qe akoma nuk ka gjetur zgjidhje nga Bashkia Shkoder. Rruga ka degraduar ne gropa, si te ishte ne një zone te thelle malore. Ankesat e qytetareve kane qene te shumta ne Bashkinë Shkoder gjate dy dekadave te fundit, por veç premtimeve, asnjë veprim konkret ne terren:
Qytetaret e lagjes Lugu Çezme thonë se kane dëgjuar qe këtë vit Bashkia Shkoder e ka përfshirë ne planet e saj asfaltimin e kësaj rruge, por serish nuk besojnë deri sa te fillojnë puna konkretisht ne terren. Gjithsesi, ata kërkojnë qe, nëse kjo është e vërtetë, se paku Bashkia te ia besoje një firme qe e ndërton shpejt dhe jo atyre qe bëjnë dy vite për te rregulluar 1 kilometër rruge !