Friday, April 26, 2024
Home Aktualitet Nis aksioni për pastrimin e liqenit të Fierzës

Nis aksioni për pastrimin e liqenit të Fierzës

0
670

Në ditën ndërkombëtare te tokës   ka nisur  aksioni  për pastrimin edhe në Liqenin e Fierzës, pasi është një nga zonat më të ndotura në veri të vendit. Por koordinatori i përgjithshëm i  prefekturës Kukës Abdulla Domi   i bëri  thirrje institucioneve për ti dhënë fund ndotjes  në liqen.

Abdulla Domi: Puna jonë që do bëjmë do pastrojmë liqenin për shkak të mbeturinave të jashtëzakonshme që ka ky liqen, por edhe për të sensibilizuar organet kompetente, ministritë e linjës, pushtetin vendor se kjo pasuri po degradon në mënyrë totale.

Për pastrimin e brigjeve të liqenit janë angazhuar punonjës të Prefekturës, grupe punonjësish nga institucionet shtetërore e shoqata mjedisore  si dhe dy motor barka të HEC-it të Fierzës  me  15 forca.

Në Qarkun e Kukësit janë evidentuar 65 pika të ndotura (Kukësi 30, Tropoja 22 dhe Hasi 13), me një sipërfaqe prej 10.000 m2 dhe volum 1200 m3 mbetje urbane dhe inerte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here