Frekuentimi i Plazhit te Velipojes nga turistet kete sezon do te ndikohet ndjeshem nga kaosi qe do te shoqeroje punimet ne rruge edhe pergjate veres! Kjo pranohet nga kryebashkiakja Voltana Ademi e cila thote se situata nuk eshte aspak e mire.
Ademi shkon edhe me tej teksa thote se pervec zvarritjes se punimeve edhe projekti qe po ndiqet eshte i gabuar! Shkresat ne drejtim te fondit shqiptar te zhvillimit nuk kane marre nje pergjigje.
Mes shume ceshtjeve te tjera, duket se edhe rruga Shkoder- Velipoje do te vijoje te perplase ne distance Qeverine Shqiptare dhe Bashkine Shkoder!