209km/h,arrestohet shqiptari ne Zvicer

0
642

Një shqiptar është arrestuar nga policia në Zvicër, pasi akuzohet se ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

 

 

Shqiptari u arrestua nga policia e Kantonit të Lucernit, pasi pasditen e të dielës po ecte me makinën e tij në autostradën A14 me shpejtësi prej 209km/h.

Shqiptari rreh 30 vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur po udhëtonte me makinën e tij tip Benz CLS AMG nga kantoni Zug për në Lucern, ndërsa kishte brenda në makinë edhe bashkëshorten me dy fëmijët.

Gjatë ndalimit të policisë dhe marrjes në pyetje, shqiptari ka deklaruar se po nxitonte pasi do shihte ndeshjen ku luante skuadra e FC Lucernit. Pas arrestimit, policia i ka sekuestruar makinën dhe i ka hequr patentën

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here