Duma: Shoqëria shqiptare është në depresion, një qeveri e djathtë si alternativë zhvillimi

0
566

Deputetja demokrate, Grida Duma, i ka mëshuar fort faktit se vendit tonë i duhet një alternativë e djathtë, pasi nuk ka një treg të rregulluar dhe vetëm e djathta ka mekanizma për ta rregulluar. E ftuar në “ABCNews”, ajo deklaroi se Shqipërisë i duhet një qeveri e djathtë, si një alternativë zhvillimi.

Pse nuk e keni zgjidhur ju këtë gjë?

E thash që në fillim, ka shumë gjëra për tu përmirësuar në Partinë Demokratike, që nga tezat e zhvillimit të saj. Unë jam e sigurtë që PD do të marrë përgjegjësinë sociale.

Në ç’masë je e djathtë?

Unë personalisht kam ndjerë që në fëmijëri peshën e burgimit, pasi ka qenë i përndjekur një familjar i i mi. Por nuk besoj se kjo të bën të djathtë, është diçka më shumë.

Pse nuk bëni përpjekje që debatin publik ta drejtoni në këtë pikë?

Nuk ka lidhje me partinë politike, por unë mendoj se Shqipërisë i duhet një qeveri e djathtë si një alternativë zhvillimi. Duhet vendosur një kontratë sociale, ti vjel, ti do jesh. Ne nuk jemi në atë që themi që ai që është i aftë, ai do të vazhdoj, këtë gjë nuk e kemi as në organizatat politike.

Unë mendoj që shumicën e rasteve dhe shoqërinë shqiptare, është në depresion. Shumë nuk duan të ngrihen në mëngjes, nuk kanë punë, nuk kanë shtysë.

Po thua që duhet një e djathtë. Më jep një ofertë se si do jetë e djathta?

Ne themi sot se duhen profesionistë, çfarë ndodh në Shqipëri. Shumë janë në emigrim, por shumë që kanë profesion, i kanë fituar por nuk kanë ku ti ushtrojnë. Ne po flasin sot se duhet të rregullosh tregun, e djathta thotë që starti të jetë i barabartë, kjo është një alternativë që sjell një rregullim tregu.

Ti nuk mund të lesh një 40-vjeçar pa punë, se nuk ka karton dhe fut një 19-vjeçar. Kjo duhet të jetë një zgjidhje rregullatore e shtetit dhe një politikë e djathtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here