Vlahutin: Po bëhet gjithçka që Shqipëria të eci në rrugën e duhur, por ka ende shumë punë për tu bërë.

0
499

Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vllahutin, në një intervistë të dhënë në emisionin “Përballë” nga Lutfi Dervishi, tregon se çfarë rruge e pret Shqipërinë në BE. Ajo është shprehur se po bëhet gjithçka që Shqipëria të eci në rrugën e duhur, por ka ende shumë punë për tu bërë.

Duke cekur Reformën në Drejtësi, si një histori suksesi, ajo nuk harron të kujtojë forcimin e institucioneve. “Ne po mundohemi që të forcojmë sistemin e drejtësisë, që të ketë rezultate të prekshme dhe gjyqtar me integritet”, tha më tej ajo.

“Ndryshimi nuk do të ndodh kur të hyni në BE, ndryshimi ndodh që tani. Ka të bëj me krijimin e institucioneve që do jenë funksionale. Ky është integrimi evropian. Është një paketë standarde për të gjithë vendet që janë pjesë e familjes. Nëse unë blej një qumësht shqiptar në Finlandë, duhet të jetë i sigurt njësoj, sikur është qumështi i Finlandës. Kjo është e vërteta, të ketë reciprocitet”.

Po a ka ndryshim në Shqipëri?

“Mendoj se është një gjë që është e qëndrueshme”.

Sa kohë do ti duhet Shqipërisë?

“Sa kohë do të duhet, kjo varet nga Shqipëria”.

Cila është koha e humbur dhe nëse reformat kanë rikuperuar këtë kohë?

“Sigurisht që shikoj, pyetja është që jeni të kënaqur apo doni që gjërat të bëhen më shpejt. Mendoj që nuk duhet të jeni të fokusuar në diçka që nuk është e matshme. Juve ju duhet ndryshimi dhe cilësia, dhe ndryshimi dhe kjo kërkon kohë. Ju në 27 vite më parë keni qenë një nga vendet më të varfra në botë”.

A po ecën Shqipëria në rrugën e drejtë?

“Ne po bëjmë gjithçka që Shqipëria të eci në këtë drejtim. Ka shumë punë për tu bërë. E di që pati një shtysë për Reformën në Drejtësi, pasi nuk ka asnjë hap përpara nëse nuk ka një shtet të së drejtës. Na duhet që të forcojmë institucionet dhe ligj zbatimin, pasi kjo është në interes të të gjithëve.

Ne po mundohemi që të forcojmë sistemin e drejtësisë, që të ketë rezultate të prekshme dhe gjyqtar me integritet”.

Çfarë duhet të bëj Shqipëria, për të bindur ata që janë skeptik?

“Ajo që unë mendoj se çfarë duhet të bëj Shqipëria, është të mbyll ato procese që duhet të mbyllen urgjentisht. Janë procese të përcaktuara dhe Shqipëria është vënë në lëvizje. Jeni në dijeni të një numri procesesh që janë në hetim, dhe duhet që të përfundohen shumë shpejt”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here