Mesazhi nga Athina/ Juncker: Hapja e negociatave nuk lidhet me data…

0
441

Rekomandimi i Komisionit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe maqedoninë nuk lidhet me data, por me progresin e bërë prej tyre në përmbushjen e kritereve.

“Kur Komisioni propozoi hapjen e negociatave të anëtarësimit nuk do të thotë se kemi përcaktuar një datë. Ne nuk mbështetemi në deklarata jo reale. Gjykimi për gjithkënd do të jepet në bazë të vlerave të secilit vend”, tha Jean Claud Juncker, President i Komisionit Europian.

Nga Athina, ku zhvilloi një vizitë zyrtare, Juncker kërkoi mbështetjen e Greqisë për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor, duke thënë se rajoni është ende i kërcënuar nga  rreziku i destabilizimit.

“Kur i kthejmë sytë nga e ardhmja llogarisim mbështetjen e Greqisë, që ka një veçori gjeografike unike. Është thelbi i stabilitetit të Ballkanit. Rajoni ka pësuar shumë dhe nuk mund të lejojmë përsëritjen e tragjedive të viteve ’90”.

Gjatë vizitës në Athinë, Junker u takua me krerët më të lartë të shtetit mes të cilëve edhe me kryeministrin Aleksis Tsipras. Duke u përqëndruar tek veçoria unike gjeografike, shefi i qeverisë së Athinës i kërkoi që edhe Bashkimi Europian të luajë rolin e tij dhe të jetë më tepër aktiv në zgjidhjen e problemeve që Greqia me Turqinë për Qipron po ashtu edhe për ishujt e Egjeut.

Duke folur në konferencën për mediat me Kryeministrit grek Alexis Tsipras, Juncker tha se ai priste që Greqia të jetë “një vend normal” deri në fund të verës.

Greqia do të dalë nga programi i shpëtimit të saj ekonomik në gusht, edhe pse ka mosmarrëveshje në lidhje me atë se sa vendi do t’i nënshtrohet nënshtrohet kreditorëve ndërkombëtarë.

“Ne duam të aplikojmë çdo përpjekje për të siguruar që dalja e Greqisë nga ndihma e shpëtimit është e pastër. Dhe se nuk do të ketë asnjë vijë parandaluese [të kredisë] “, tha Juncker.

Në një fjalim emocional në parlamentin grek, Juncker gjithashtu shprehu aferën e tij të dashurisë me vendin që ai më parë e quajti “shtëpinë e dytë” të tij.

Ai kërkoi nga ligjvënësit grekë të vazhdonin përpjekjet për të modernizuar vendin në mënyrë që sakrificat e tetë viteve të fundit të mos humbasin.

“Gushtin e ardhshëm, fundi i programit të tretë do të shënojë fillimin e një epoke të re për vendin tuaj që do të rifitojë të drejtat e saj dhe të gjitha detyrimet që një shtet sovran ka ndaj eurozonës”, tha ai.

Ai gjithashtu i bëri thirrje Ankarasë për lirimin e dy ushtarëve grekë që mbahen në një burg turk që nga fillimi i marsit dhe për të ndaluar aktivitetet e paligjshme në Mesdheun lindor.

“Ushtarët grekë në Turqi duhet të lirohen dhe vendi duhet të respektojë të drejtën ndërkombëtare”, tha Juncker.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here