Salianji: Vizita e Ramës në Berlin, takim lamtumire

0
466

Vizitën e kryeministrin Rama në Berlin, deputeti demokrat Ervin Salianji e cilëson si një takim përcjellës, takim lamtumire. Salianji tha se gjatë takimeve të zhvilluara, deputetët gjermanë i kërkuan Ramës përmbushjen e prioriteteve, ndërsa theksi u vu tek drejtësia.

 

 

Deputeti demokrat tha se “Shkelja e ligjit në Shqipëri ka vetëm një emër, që është Saimir Tahiri”.

Sakaq, ai ka shtuar se kryedemokrati Basha ka shkuar më herët në Gjermani për të kërkuar hapjen e negociatave.

“Vizita e Ramës në Berlin u duk si një takim përcjellës, lamtumire. Shkelja e ligjit ka një emër, që është Saimir Tahiri. Ligjit duhet respektuar njësoj për t gjithë qytetarët. Nuk do t’i nënshtrohet Shqipëria Ramës, por Rama Shqipërisë. Europa nuk e do qeverinë e korruptuar”, u shpreh Salianji.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here