Nesër bëhuni gati për plazh! Ja sa shkojnë temperaturat

0
612

Ditën e nesërme parashikohet që temperaturat maksimale në rang vendi të shkojnë mbi 30 °C. Moti parashikohet kryesisht me kthjellime pjesën e parë të ditës, ndërsa pasdite priten reshje shiu në disa zona të vendit.

Sipas meterologëve, ditën e shtunë moti do të jetë me kthjellime në Ultësirën Perëndimore dhe shtim të vranësirave në pjesën e dytë të ditës ku do të shoqërohen me reshje shiu në formën e rrebesheve në zonat malore, pjesërisht dhe në zonat e ulëta.

Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SË) me shpejtësi 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,2 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale

Zonat malore – 12/29°C;

Zonat e ulëta – 16/32°C;

Zonat bregdetare – 16/31°C.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here