Saturday, May 18, 2024
Home Politikë Publikohet draft-statuti i Partisë Demokratike, do votohet të dielën në Këshill

Publikohet draft-statuti i Partisë Demokratike, do votohet të dielën në Këshill

0
494

Në faqen zyrtare të PD është publikuar draftstatuti i miratuar me votë unanime në Këshillin Kombëtar. Ky draftstatut do të diskutohet dhe do të propozohet për t’u miratuar në mbledhjen e së dielës së Kuvendit Kombëtar.

PD thotë se risitë kryesore të draft statutit bazohen në 3 shtylla kryesore që garantojnë zgjerimin e demokracisë së brendshme dhe përfshirjen e antarësisë në vendimmarrje.

1. Siguron garë të ndershme dhe të barabartë në të gjitha nivelet, duke nisur nga kryetari i partisë.

2. Transferon pushtetin në organet kolegjiale, duke forcuar Kryesinë, Këshillin Kombëtar dhe Kuvendin Kombëtar.

3. Vendos sistemin e kontrollit dhe balancës mes pushteteve. Kryetari zgjidhet me 1 anëtar, 1 votë nga anëtarësia, por shkarkohet me propozimin e gjysmës së Këshillit Kombëtar dhe me miratimin e Kuvendit Kombëtar.

Parimi “1 anëtar, 1 votë” zbatohet për konsultimin e anëtarësisë në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë.

Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve garanton sipas rregullave të reja statutore që procesi i përzgjedhjes së kandidaturave të jetë demokratik dhe transparent:

1. I hapur për propozime.

2. I bazuar në kritere te shpallura.

3. I bazuar në konsultimin e anëtarësisë.

4. I bazuar në respektimin e kritereve të karrierës në parti.

5. I votuar në Këshillin Kombëtar. 

Statuti i ri thuhet se zgjeron kompetencat e Këshillit Kombëtar.

1. 15% e anëtarëve të Këshillit mund të propozojnë kandidatura alternative nga ato që propozon Kryetari dhe Kryesia.

2. Miraton marrëveshjet politike para dhe paszgjedhore

3. Zgjedh anëtarët e Komisionit të Integritetit dhe Etikës

4. Zgjedh anëtarët e Komisionit Zgjedhor.

5. Zgjedh Komisionin e Vlerësimit të Kandidatëve.

PD nënvizon se garantimi i karrierës është një koncept i ri në draftstatut dhe vlerësimi bazohet në kritere të qarta, që do të zbatohen për cddo funksionar dhe të zgjedhur në këtë parti:

1. Kohëzgjatjja e anëtarësimit

2. Kontributi në fushata elektorale

3. Aktivizimi në jetën politike dhe publike të vendit

4. Standardet e larta etike të pastërtisë së figurës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here