Asambleja e PS, Rama paralajmëron shkarkime ministrash: Ndryshime në shtator

0
821

 

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS, Rama paralajmëroi ndryshime në kabinetin qeveritar në shtator, teksa tha se do shihet se cilët ministra apo ministre nuk janë në lartësinë e duhur dhe nuk kanë bërë punën si duhet. Ai tha gjithashtu se do shihet se cilët anëtarë të partisë do të largohen nga kryesia dhe cilët janë të rinjtë që duhet të vijnë. Kryeministri u shpreh se protesta e qyetareve të Kukësit ishte një mësim për të kuptuar përgjegjësinë se njerëzit duhet të informohen.

“Pse thonë njerëzit që ne qeverisim me arrogancë? Cila pjesë e qeverisjes sonë konsiderohet arrogante sepse është e drejtë sepse ne bëjmë reforma të dhimbshëm dhe cila pjesë e qeveris është arrogante me nejr3zit. Këtë ne duam ta ndajmë. Kukësi ishte një mësim shumë i madh për të kuptuar përgjegjësinë tonë dhe për të kuptuar çfarë ne nuk bëmë si duhet dhe çfarë duhet të bëjmë në vijimësi. Duke u nisur me qëllim të mirë të gjendesh përballë një reagimi që të lë në ballë arrogancën. Që do të thotë që ne nuk duhet të bëjmë ligje pa ua shpjeguar njerëzve. Është detyra jonë t’u themi çfarë po bëjmë. Është detyra jonë që të garantojmë se vettingun në polici të mos krijojë trubulli mes atyre që janë pjesë e këtyre trupave.

Ndryshime në qeveri në shtator nëse duhet bërë, do të shohim cilët ministra, ministre, cilët nuk janë në lartësinë e kësaj nevoje, jo thjesht të tregojnë shifra e statistika, por të kenë vendin e tyre në mendjen dhe zemrat e atyre që na kanë dhënë besim. Do shohim cilët anëtarë të partisë do të largohen nga kryesia dhe cilët janë të rinjtë që duhet të vijnë, si ka punuar sekretariati dhe cilët do vijnë, cilët janë kryetarët e PS që do të ikin, detyra kryesore është bashkëqeverisja”- tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here