Paloka akuzon Ramen:Pranon te ndeshkohet Shqiperia por jo Tahiri…

0
611

Pas përfundimit të mbledhjes së Asamblesë së PS-së ku u diskutua për çështjet aktuale në vend ka reaguar nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.

Paloka shprehet se Rama e mbylli javën duke sulmuar opozitën në vend që pas kthimit nga Gjermania të hapte rrugën e të lejonte arrestimin e Saimir Tahirit. Sipas Palokës kreministri Rama bëri të kundërtën duke treguar se pranon të ndëshkohet Shqipëria por kurrë Tahiri.“Arsyeja kuptohet dhe është e thjeshtë madje e thënë dhe me gojën e Tahirit: Paratë e drogës nuk janë vetëm në xhepat e Tahirit por edhe në ata të Rames”, shkruan Paloka në postimin e tij.

Postimi i plotë:

Mbasi harxhoi gjithe javen duke share dhe sulmuar politikanet gjermane, pastaj duke akuzuar e ofenduar muslimanet shqiptare si ekstremiste qe mund te shperthejne, Edi Rama e mbylli javen duke sulmuar sot per dy ore opoziten.

Kur te gjithe prisnin qe me kthimin nga Gjermania, Rama te hapte rruge e te lejonte arrestimin e Saimir Tahirit per t’i hapur keshtu rrugen Shqiperise per ne Europe, ai beri te kunderten. Rama tregoi se pranon te ndeshkohet Shqiperia, por kurre Tahiri. Arsyeja kuptohet dhe eshte e thjeshte madje e thene dhe me gojen e Tahirit: Parate e droges nuk jane vetem ne xhepat e Tahirit por edhe ne ata te Rames.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here