Pezullohet mësuesi në Delvinë,u akuzua se abuzoi me nxënësit e shkollës

0
857

Pezullohet nga detyra një mësues në Delvinë, i cili dyshohet se ka abuzuar me nxënësit e shkollës ku jepte mësim. Mësohet se Neshat Tepelena është pezulluar përkohësisht, deri në përfundim të hetimit lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij.

 

 

Pas denoncimit të prindërve të një vajze të mitur, me pretendimin se e kishte ngacmuar seksualisht, mësuesi i një shkolle në Delvinë është pezulluar nga detyra. Bëhet fjalë për Neshat Tepelena, 58 vjeç, i cili është pezulluar përkohësisht, deri në përfundim të hetimit lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij. Gazetarja Shpresa Dine raporton për ‘BalkanWeb’ se rreth dy muaj më parë, 11-vjeccarja me inicialet A.H., ka qenë duke pastruar klasën bashkë me një shoqen e saj në oborr kur aty shfaqet mësuesi. Ky i fundit i kërkon vajzës që të ngjitet lart në klasë. E mitura ka shkuar tek mësuesi, ndërsa ai e kishte puthur në faqe. Fill pas këtij episodi, vajza e traumatizuar ka shkuar në shtëpi dhe i ka rrëfyer episodin nënës së saj, ndërsa nga frika nuk pranonte të shkonte në shkollë. Ndaj, prindërit duke u bazuar tek dëshmia e vajzës, denoncuan mësuesin. Neshat Tepelena, i martuar dhe me fëmijë është paraqitur sot në komisariatin e Delvinës dhe ka dhënë dëshminë e tij, ndërkohë që polica po heton rreth rastit në fjalë.

Ndëkohë, përgjegjësi i zyrës arsimore në Delvinë, Pëllumb Qerimi tha se nuk kishin dijeni dhe informacione rreth sjelljes së mësuesit.

“Nuk ishim në dijeni, s’kemi pasur informacione. Më herët mësuesi nuk ka pasur probleme me etikën. Do të vihet në lëvizje komisioni i disiplinës. Do të ballafaqoj faktet me prindërit e vajzës. Drejtoria e shkollës nuk e pranon këtë skandal. Drejtoresha nuk kishte dijeni për këtë rast”, tha Qerimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here