Monday, May 6, 2024
Home Politikë Spiropali në Asamblenë e PS sulmon ashpër opozitën: Me buk në trastë...

Spiropali në Asamblenë e PS sulmon ashpër opozitën: Me buk në trastë përgojojnë në Europë

0
1156

Punimet e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku do të raportohet mbi performacën e qeverisë dhe të procesit të bashkëqeverisjes, i hapi koordinatorja kombëtare, Elisa Spiropali.

Ajo sulmoi opozitën si kundërshtarë që nuk duan të ardhmen e Shqipërisë.

Elisa Spiropali: Shihni çpunojnë kundërshtarët tanë. I janë vënë Shqipërisë me buk në trastë e përgojojnë në çdo derë vendimmarrësi europian dhe dëgjojnë jehonën  e bataresë së tyre. Gëzojnë si shenjtani budalla kur lexojnë apo prodhojnë lajme për refuzime, kundërshtime, refuzime të statusit. Shpërndajnë tituj, mbushin portale dhe bllokojnë banaqe e foltore sepse vizioni i tyre është çadra dhe mjeti i tyre është çizmja. I kanë dhënë shenjat se nuk kanë aspak ndërmend të ndryshojnë strategji. Përballë kësaj mësymje kemi vetëm një aleta bashkëqeverisje në çdo cep të territorit.

Axhenda 

Sipas axhendës, do të merret vendim për kuotizacionin e anëtarësisë së PS për 2018.

Pritet të mbajë fjalë dhe kryeministri dhe kryetari i PS-së, Edi Rama.

Asambleja Kombëtare do të miratojë edhe një udhëzim për zhvillimin e llogaridhënies publike të qeverisë qendrore dhe vendore prej datës 1 maj deri më 30 qershor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here