Partia Demokratike ka mbledhur kete te diele Kuvendin Kombëtar. Në Kuvend u miratuan ndryshimet në statut, te kundershtuara nga disa mosmbeshtetes te kreut Lulzim Basha. Ne salle ra ne sy mungesa e kundërshtarëve kryesorë ndersa prej kritikëve ishin vetëm Eduard Selami, Besnik Mustafaj dhe Tomorr Alizoti. Ne fjalen e tij perpara demokrateve, kreu Basha pranoi gabimet e tij ndersa shtriu dorën e bashkimit për rrëzimin e Edi Rames.
Nderkohe Eduart Selami I kerkoi Bashes ta terheqe kete statut pasi sipas tij eshte statuti I perjashtimit dhe jo I bashkimit.
Ndryshimet në statutin e Partisë Demokratike, ish-lideri i kësaj force politike, Sali Berisha, i cilësoi të hapura dhe të lira duke dale kunder zerave kritik.