Wednesday, May 1, 2024
Home Politikë Basha: Qeveria ka shkatërruar ekonominë, arsimin, ka vjedhur taksat për të shpërblyer...

Basha: Qeveria ka shkatërruar ekonominë, arsimin, ka vjedhur taksat për të shpërblyer oligarkët…

0
660

Në fjalën e mbajtur përpara anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha pranoi se opozita nuk ia kishte dalë dot në zgjedhjet e shkuara për të larguar sipas trafikantët e drogës nga zgjedhjet. Basha tha se ekonomia është në katastrofë.

Basha: Shoqëria është e shpartalluar dhe e pa shpresë. Ekonomia është në katastrofë dhe se politika i ka braktisur njerëzit.

Ajo që na bashkon sot është dashuria për vendin dhe aspirata jonë historike për ta parë Shqipërinë si gjithë Evropa. Ajo që na bashkon sot është shqetësimi i thellë për kaosin ekonomik, depresionin shoqëror për udhëkryeqin ku ndodhet vendi.

Qeveria ka shkatërruar ekonominë, arsimin, ka vjedhur taksat, ka rrënuar shëndetësinë, ka vjedhur taksat për të shpërblyer oligarkun.

Kjo qeveria ka braktisur vendin dhe sot kemi një qeveri që vuri kriminelët në krye të shtabeve elektorale.

Ne i dimë të gjitha këto, ne duhet të gjemë guximin dhe ta pranojmë; po ata kanë dështuar, por edhe ne nuk ia dolëm për t’i dhënë vendit zgjedhje të lira dhe të ndershme, nuk ia dolëm që trafikantët e drogës t’i çonim prapa hekurave.

Le të shikojmë njëri-tjetrin në sy dhe të buçasim; kurrë më! Ja ku jemi së bashku për të nisur një udhëtim të madh dhe të suksesshëm për Partinë Demokratike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here