Lufta sportive në kategorinë e parë të futbollit shqiptar sa vjen dhe bëhet edhe më e fortë në javët e fundit të ketij sezoni. Sa I përket grupit A ku luajnë dy skuadrat e qarkut të Shkodrës, Vllaznia B dhe Tërbuni I Pukës, në pesëshen e parë që konkurojnë skuadrat për një vend në superiore, shkëputja e Kastriotit ka mbyllur gjithçka dke kualifikuar përpara kohe krutanët në Superiore. Ndërkohë, ajo që tërheq vemendjen është rivaliteti I fortë që ka përfshirë të pesë skuadrat e tjera, Besen, Vllazninë B, Tërbunin dhe Korabin e Peshkopisë, të cilët luftojnë për qëndrimin në kategorinë e parë.
Për Vllazninë B që drejtohet nga trajneri Ervis Kraja transferta në Kavajë përballë Beses vendase kishte mjaft interes. Ndeshja e luajtur për llogari të javes së 28-të ishte si një finale për kuqeblutë e B-së. Shkodranët u ndëshkuan shkumë shpejt përmes një penalltie të dyshimtë, të cilen e shndërron në gol kapiteni kavajas, Mihani në minutën e 17-të, ndërkohë që me pas Vllaznia ndeshkohet permes nje autogoli në portën e Vjerdhes, dhe pjesa e parë mbyllet 2 me 0 për Besen.
Vendasit shënojnë golin e tretë me anë të Thaçit në minute e 56-të. Vllaznia B nuk dorëzohet, e rrit edhe më tepër ritmin e lojes dhe si rezultat gjen golin në minute e 75-të me anë të Hallunajt përmes një krosi të dhënë nga Dyca në fundoren e majtë. Minutat në vazhdim janë më të mira për Vllazninë B, por gola nuk ka më duke u mbyllur edhe gjithë ndeshja me rezultatin 3 me 1 në favor të Beses. Nga ana tjetër, pukjanët e drejtuar nga trajneri shkodran, Kreshnik Krepi arriten të marrin një fitore shumë të rëndësishme duke mundur brenda në fushën e tyre rivalen direkte Burreli. Në këtë mënyrë, me këto rezultate të arritur fundi I kampionatit në kategorinë e parë bëhet edhe më rivalizues ku lufta sportive për mbijetese është e përfshirë në mes disa skuadrave, mes të cilave spikasin, Korabi, Burreli, Tërbuni dhe Vllaznia B.
- KOLVATAJ