Vjen reagimi i Majlinda Bregut pas fteses se Bashes per bashkim…

0
557

Pas reagimit të Topallit dhe Patozit, të cilët nuk morën pjesë në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, ka ardhur reagimi i Majlinda Bregut, e cila gjithashtu ishte ndër demokratët që nuk ishin të pranishëm në Pallatin e Kongreseve.

Nëpërmjet një reagimi në facebook, Bregu ka rikujtuar fjalimin e Bashës në Kuvendin Kombëtar të PD në vitin 2004, duke e quajtur dhe si arsyen kryesore që çoi në humbjen e 230 mijë votave, ndërsa Kuvendin e sotëm si statutin e humbjes.

Reagimi i plotë:

Nje statut per Kryetar te PD-se!

***
Lulzim Basha- Fjala ne Kuvend Kombetar te PD, 2014❗️❗️❗️

“Ka ende shume institucione ne vendin tone, perfshi shume parti politike, qe funksionojne si kazerma ne sherbim te kryetarit. Ne duhet t’i sfidojme keto mbetje mesjetare. Partia Demokratike do te perpiqet te modernizoje shoqerine permes modelit te saj.

Ky lidership i ri jep garanci se do të zhvillojnë demokracinë e brëndshme në parti, se do të zbatojë me besnikëri statutin dhe programin e partisë, se do të respektojë diversitetin e mendimit, se do të drejtojë në frymën e kolegjialitetit dhe solidaritetit politik e njerëzor, se do të rrisi mbështetjen e publikut ndaj Partisë Demokratike.”

***
Pasi Statuti i vjeter na coi ne humbje te 230 mije votave, sot mes brohoritjeve u zgjodh Statuti i ri!

Poshte statuti i humbjes!
Rrofte statuti i fitores!

Se mos thote ndonje qe Kryetari nuk ka sfiduar pa reshtur” mbetjet mesjetare” ku Partite sherbejne “si kazerma ne sherbim te Kryetarit!

Statuti kishte faj, ate e shkarkuam!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here