VIDEO/ DEA godet mafian shqiptare në Spanjë, kapet 1 ton kokainë e 1.5 mln euro

0
727

DEA amerikane dhe policia spanjolle kanë bërë një goditje të fuqishme. Ata kanë shkatërruar një grup kriminal shqiptar në Madrid.

Gjatë operacionit është sekuestruar 1 ton kokainë e të paktën 1.5 milionë euro.

 

Në pranga përfunduan 5 persona, mes tyre edhe lideri i ketij grupi kriminale

Sipas mediave spanjolle, ata transportonin sasi të mëdha kokaine nga Kolumbia për në Spanjë me fluturime charter, duke u hequr sikur ishin një kompani që ofronte transport.

Agjentët e policisë spanjolle sekuestruan në total 790 pako me kokainë, disa automjete shumë kubikëshe, telefona dhe karta identiteti false, si dhe municione.

Hetimet për këtë organizatë kriminale nisën në nëntor, kur autoritetet zbuluan ekzistencën e saj, e cila mësohet që bazën e kishte në Shqipëri dhe operonte në Spanjë.

Shqiptarët transportonin sasi të mëdha kokaine që vinte nga Kolumbia me anë të avionëve të vegjël. Ata e përdornin Spanjën si portë hyrëse për drogën, e cila kishte destinacion vendet e Europës.

Në mesin e 5 të arrestuarve, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur janë 2 shqiptare, 2 spanjollë, si dhe liderin e organizatës, me kombësi kolumbiane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here