1 maj, taksistet 4+1 protestojne, apel bashkise dhe hetimit tatimor, luftoni informalitetin

0
581

 

Rreth 16 taksiste te liçensuar te qytetit te Shkodres kete 1 maj kane zgjedhur te protestojne. Me pankarta ku shkruhej “kunder informalitetit”, ata kane pershkuar rruget e qytetit.

Konkurenca e pandershme po i demton rende dhe kerkesat e tyre ja adresojne bashkise dhe hetimit tatimor, qe te dale ne terren e te frenoje abuzimin qe prej vitesh lulezon edhe ne mes te Shkodres.

Kjo nuk eshte hera e pare qe taksistet kerkojne zbatimin e ligjit, pasi jane taksapagues te rregullt. Perballe kesaj situate policia bashkiake dhe hetimi tatimor kane zgjedhur te heshtin, duke mos nderhyre ne zhdukjen e informalitetit ne kete drejtim. Ne diten e punetoreve, taksistet apelojne per te drejtat e tyre minimale, ate te garantimit te konurences se ndershme, pasi ata perveçse i paguajne taksat rregullisht shtetit, perballen edhe me mungese te punes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here