Thursday, May 2, 2024
Home Politikë Negociatat për detin, Kotzias: Shpresoj për një marrëveshje deri në fillim të...

Negociatat për detin, Kotzias: Shpresoj për një marrëveshje deri në fillim të qershorit

0
497

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka folur për negociatat me Shqipërinë lidhur me delimitimin e zonave detare.

Në një intervistë për televizionin SKAI, Kotzias është shprehur: “Shpresoj deri në fund të majit të kemi një marrëveshje. Në mos në fund të majit, në fillim të qershorit”.

Me 30 prill, Shqipëria dhe Greqia zhvilluan raundin e parë të bisedimeve mbi delimitimin e zonave detare me Shqiperinë.

Lajmi është bërë publik nga ministria e Jashtme e Greqisë në faqen zyrtare.

Burime për Ora News nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë bënë të ditur se takimi është zhvilluar mes grupeve negociatore dhe jo në nivel ministror. Raundi i dytë pritet të zhvillohet në Greqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here