Përplasje në komisionin Tahiri, Paloka akuzon Felajn: Ju uzurpuat postin tim!

0
558

Edi Paloka, kryetari i Komisionit parlamentar hetimor “Tahiri” ka  çelur sot mbledhjen e radhës duke iu drejtuar që në fillim, zv.kryetares Ermonale Felaj me një akuzë:

“Ju leni uzurpuar vendin tim në mbledhjen e fundit. Ne ishim në mbështetje të protestuesve kuksianë kur ju mblodhët komisionin dhe morët kompetencat e mia, që nuk ju takonin. E kuptoj se kishit urdhër për të bërë zhurmë, ndaj u mjaftova me një denoncim. Ju keni uzurpuar postim tim të kryetarit, që me ligj nuk ju takon” theksoi Paloka.

Felaj nuk e pranoi akuzën, por u përpoq të sqaronte se mbledhja ishte caktuar për në datën 26 prill dhe ju (opozita) nuk u paraqitët.

Paloka ia hodhi poshtë pretendimin duke i theksuar se mazhoranca ishte njoftuar nga sekretaria për shtyrjen e mbledhjes.

Felaj sërish ngulmoi se mbledhja ishte përcaktuar dhe “që të mos zgjatej më, le të paraqitej edhe njëherë plani paraprak i hetimit.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here