Sinoptikanët: Bashkë me majin vjen edhe shiu! Temperaturat e larta deri të enjten

0
553

Pas ditëve me diell e temperatura të larta, jo karakteristike për muajin prill, maji duket se do të ndryshojë tërësisht kushtet e motit. Sinoptikanët thonë se temperaturat ekstreme të ditëve që lamë pas, nuk do të përsëriten.

Sipas Meteoalb, Maji do të rikthejë reshjet e shiut, të cilat do të na shoqërojnë deri në mesin e muajit.

“Moti do të vijojë me kthjellime deri në mesjavë dhe vranësira të shpeshta duke sjellë shira të përkohshëm në pjesën më të madhe të territorit por kryesisht në zonat Lindore. Pjesa e dytë e javës sjell fuqizim të vranësirave në Shqipëri, si edhe shira më të konsiderueshëm; ku herë pas here do të jenë në formën e rrebesheve afatshkurtra. Temperaturat e ajrit mbeten të larta deri të enjten, ndërsa e premtja dhe në vijim do ketë rënie me 2 – 3°C të vlerave termike; maksimumi pritet të shënojë 27 – 28°C”,- sqaron Meteoalb.
Capture

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here