Bie në kontakt me energjinë elektrike, vdes 35 vjeçari ne Mat

0
730

Një 35 vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Baz të Matit.

Shtetasi me iniciale M.B është dërguar pa shenja jete në spitalin e Burrelit rreth orës 15:10.

“Shtetasi M.B, rreth 35 vjeç, banues në fshatin Rrethe-Baz, duke ndërruar një prizë në banesën e tij dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike ku për pasojë ka humbur jetën“, sqaron policia lokale.

Grupi hetimor vijon hetimet dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here