Wednesday, May 8, 2024
Home Politikë Deputetët komentojnë dorëheqjen e Saimir Tahirit, ja si përgjigjet Xhafaj

Deputetët komentojnë dorëheqjen e Saimir Tahirit, ja si përgjigjet Xhafaj

0
1871

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj iu përgjigj shkurt akuzave të Saimir Tahirit, duke thënë se i qëndron atyre që ka thënë më parë. Ndërsa shumica e deputetëve të tjerë u rezervuan në komentet për dorëheqjen e tij.

Fatmir Xhafaj: Nuk kam koment sot dhe nuk i heq asgjë atyre që kam thënë deri më sot.

Klodiana Spahiu: Shpresoj që të jetë vendimi më i drejtë që ka marrë ai vetë për të qenë përpara drejtësisë

Arben Ahmetaj: Jeni mirë ju, cpunë keni me Saimir Tahirin?! Saimir është në botë të vet.

Tom Doshi: Keni lajme boll ca doni prej meje. Unë nuk jam në parti me të

Xhemal Qefalia: Ishte një veprim personal i tij dhe fakti që ka dhënë dorëheqjen ai beson tek drejtësia

Erjon Braçe: Po pres të dorëhiqet Lulzim Basha, Sali Berisha dhe banda e tij që me thënë drejtën ka kryer krime të përbindshme.

Ulsi Manja: Dorëheqja është akt individual

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here