Nuk ndalet rënia e Euros! Ecuria në tregun e këmbimit valutor

0
815

Euro ka vijuar tendencën rënëse edhe gjatë ditës së sotme. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye me 127.72 lekë, me një tkurrje prej 0.2 pikë me bazë ditore, pas rënies me 0.8 lekë ditën e mëparshme.

Ky është një tjetër rekord i ulët i 10 viteve të fundit, në nivelin më të ulët që nga shkurti i vitit 2009. Ekspertët e tregut valutor pohojnë se goditjet e ditëve të fundit kanë lidhje me transaksione të mëdha të veçanta, dhe jo me trendin afatgjatë, ku më të diskutueshmet janë transaksionet për konvertimin e kapitalit të bankave. Ekspertët pohojnë se trendi mbetet për dobësim të mëtejshëm të euros, nëse kushtet do të mbeten të njëjta, sidomos deri në fund të verës, ku ndikojnë efektet sezonale.

Këtë të enjte, nënçmim pësuan edhe dollari amerikan dhe paundi brtitanik. Një dollar u këmbye me 106.43 lekë, duke u nënçmuar me 0.09 pikë krahasuar me një ditë më parë. Ndërsa 1 paund u këmbye me 144.76 lekë, me një rënie ditore prej 0.66 pikë.

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here