Aksidentohet makina e Policisë, 2 efektivë të plagosur

0
744

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Laç.

Nga të dhënat e para, mësohet se një automjet policie është përplasur me një fugon dhe është batuar në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit.

Në automjet, raportohet se kane qenë 2 oficer policie, të cilët janë dërguar në spital. Mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 15:53, në aksin rrugor Lezhë – Milot, në afërsi të Kryqëzimit Spiten, janë përplasur mjeti tip furgon me targë AA 564 NB  drejtuar nga shtetasi D.Z., me një makinë shërbimi të Policisë Lezhë  me targë TR 2703E drejtuar nga punonjësi i policisë shtetasi D.Ç.. Për pasojë janë lënduar 2 punonjës policie që ishin në mjetin e policisë të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën, kurse 2 drejtuesit e 2 mjeteve, pas kontrollit mjekësor në Spitalin Rajonal Lezhë, janë larguar nga spitali pa probleme për shëndetin”, njoftoi Policia.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, shtuan të njëjtat burime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here