Qytetarët 2 muaj në pritje: Mungojnë kartonat e patentave

0
936

Qytetarët që pajisen për herë të parë me leje drejtimi automjeti apo ato që kanë aplikuar për patentën e rinovuar janë përballur me mungesën e kartonëve në sportelin e shpërndarjes së patentave.

Siç mund ta shikoni prapa krahëve të mi ka një rradhë të gjatë qytetarësh të cilët po presin për të marrë këtë patentë.Qytetarë të cilët po sorrollaten dhe qytetarë të cilët prej dy muajsh nuk e kanë marrë patentën e tyre.

Enea Andrea, pergjegjes informacioni DPSHTRR Ky është problem kryesorë pra ne e kemi zgjidhur kopjen përmbledhëse për qytetarët brënda territorit shqiptarë.Kjo kopje nuk kemi marrveshje për të dalë jashtë territorit shqiptarë dhe realisht ky është problem dhe ky është situatat dhe mirëkuptimi që ne kërkojmë pavarsisht se janë dëmtuar jo pak personat që kanë të nevojshme këtë leje drejtimi kombëtare e cila I jep të drejtën për tu pajisur me leje drejtimi ndërkombëtare.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ende nuk jep një datë të saktë se kur do të nis shpërndarja e kartonëve por sqaron arsyet e voneses.

Enea Andrea, pergjegjes informacioni DPSHTRR-Bllokimi I tenderave jo vetëm I tenderit të lejeve të drejtimit por përgjithësi në perudhën parazgjedhore e kërkua kjo nga forcat politike për të mos u shfrytëzuar si fushatë Ielektorale.Bllokimi I tenderave solli një vonesë dy mujore e cila transfemtohet në kohë dhe kjo solli vonesë.Ribërja e tenderit, afatet ligjore trasparenca dhe u shpall fituesi.Nënshkrimi i kontratës është bërë në 26 Prill 2018 dhe tashmë jemi përpara faktiti që ne si drejtori kemi mbyllur kontratën  për prodhimin e kartonave të lejeve të drejtimit me një kompani hungarese dhe tani duhet të respektojmë kohën që I duhet kompanisë për të nisur prodhimin e kartonave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here