Friday, May 10, 2024
Home Politikë Tahiri mohon “marrëveshjen” me Ramën: Askush nuk e shet dhe ble të...

Tahiri mohon “marrëveshjen” me Ramën: Askush nuk e shet dhe ble të vërtetën time

0
594

Ish-ministri i Brendshëm, i cili sot (3 maj) dorëzoi edhe mandatin e deputetit mohoi zërat për një marrëveshje me kryeministrin Rama për vendimin e tij.

 “As kam marrëveshje, as kam nevojë dhe as më duhet një marrëveshje. Të vërtetën as ma shet njeri, as ma blen kërrkush, përfshirë këtu edhe Edi Ramën. Opozita është mësuar me këto pazare, jo unë”, deklaroi ai.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Tahiri u shpreh se nuk beson që Rama të jetë bërë kundër tij.

“S’kam arsye ta besoj, as kam të dhënë dhe nuk më shqetëson edhe sikur të jetë kështu, sikur Edi Rama të jetë bërë me dikë kundër meje”, shtoi ai.

Ndërsa i pyetur se nëse kishte frikë nga arrestimi, Tahiri tha:

“Nuk më shqetëson fare se çarë pasoje më vjen nga cilido institucion i shtetit tani e tutje, unë jam i bindur për të vertetat e mia. Për mua çmimi i lirë dhe të vertetës është më i rëndësishëm”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here