Monday, May 20, 2024
Home Politikë Rama për dorëheqjen e Tahirit: Akt dinjitoz për të cilin nuk kisha...

Rama për dorëheqjen e Tahirit: Akt dinjitoz për të cilin nuk kisha dijeni

0
592

Kryeministri, Edi Rama, e ka cilësuar një akt dinjitoz dorëheqjen e ish-Ministrit të tij të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Por ndryshe nga çfarë pretendon opozita se Tahiri dorëzoi mandatin pas një marrëveshje me Ramën, Kryeministri thotë se nuk ka pasur dijeni lidhur me vendimin e ish-Ministrit.

Kryeministri tha se nuk gjykon asgjë për atë se çfarë thuhet në lidhje me rastin, pasi është një rast që i takon Saimir Tahirit dhe drejtësisë.

Deklaratat, Rama i bëri në një intervistë për Opinion.

Gazetarja: A ja keni kërkuar ju dorëheqjen e mandatit të deputetit ish-ministrit Saimir Tahiri?

Rama: Është humbje kohe që të merremi me llafet e kazanit mediatik dhe politik. Është një rast që flet vetë dhe është i respektueshëm.

Gazetarja: A kishit dijeni se ai do të dorëzonte mandatin?

Rama: Nuk kisha asnjë dijeni dhe nuk ka asnjë arsye pse unë të kisha dijeni. Rikujtoj se Saimir Tahiri prej 6 muajsh nuk është pjesëtar i grupit parlamentar dhe nuk ka asnjë rol në Partinë Socialiste.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here