Sunday, May 19, 2024
Home Aktualitet Komiteti Shqiptar i Helsinkit : Procesi i vettingut shumë i ngadaltë

Komiteti Shqiptar i Helsinkit : Procesi i vettingut shumë i ngadaltë

0
600

Komiteti Shqiptar i Helsinkit vlerëson se ritmi me të cilin po kryhet procesi i vetingut është shumë i ngadaltë.

Në raportin e publikuar si vëzhgim për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, zhvillimi i vetëm një seancë dëgjimore nga një trupë gjykuese në javë ndërkohë që mundësitë janë për më shumë

“Përgjatë një jave zhvillohet vetëm një seancë dëgjimore nga vetëm një trupë gjykuese, ndërkohë që numri total i anëtarëve të këtij Komisioni siguron formimin e katër trupave gjykuese”.

Për Komitetin shqiptar të Helsinkit, vetingu mund të zhvillohet më shpejt për ata gjyqtarë apo prokurorë të cilët rezultojnë pa probleme.

“Kjo mund të ndihmojë në lehtësimin e ngërçeve të krijuara në funksionimin e institucioneve kyç të drejtësisë si dhe paralelisht në plotësimin e vendeve vakante në këto institucione dhe institucionet e reja të drejtësisë. Periudha tranzitore e reformimit të institucioneve ekzistuese të drejtësisë nuk duhet të pengojë aksesin e shtetasve në drejtësi dhe as të çojë sistemin ekzistues të drejtësisë qoftë dhe përkohësisht në kolaps apo mosfunksionim”.   

Komiteti shqiptar i Helsinkit konstaton mungesë të theksuar transparence nga organet ndihmëse të procesit të vetingut, sic janë ILDKPKI dhe DSIK

“Dy prej këtyre organeve ndihmëse, përkatësisht ILDKPKI dhe DSIK nuk po zbatojnë vendimet e Komisionerit për të Drejtën e Informimit, për dhënien e informacionit të plotë statistikor që ka rezultuar nga verifikimet e tyre, sidomos atij informacioni që ka interes për publikun”. 

Gjyqtarët dhe prokurorët që kanë dorëzuar deklaratën e pasurisë janë në total 794 të ndarë në:

•        7 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe 9 këshilltarë ligjore pranë saj;

•        15 gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe 20 ndihmësa ligjorë pranë saj;

•        373 janë gjyqtarë të gjykatave të rretheve gjyqësore dhe të apelit;

•        27 janë ndihmësa ligjorë pranë gjykatave administrative;

•        326 janë prokurorë pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Prokurorisë për Krimet e Rënda, Prokurorive të rretheve gjyqësore dhe apelit;

•        7 janë ndihmësa ligjorë;

•        10 janë Kryeinspektorë dhe inspektorët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Ndërsa ata që kanë plotësuar deklaratën e kontrollit të figurës pranë DSIK janë 801. Mospërputhja e këtyre numrave sipas Komitetit shqiptar të Helsinkit mund të vijë për shkak të dorëheqjeve të gjyqtarëve përpara se të plotësonin deklaratën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here