Presidenti Meta: “Gëzuar ditëlindjen, e papërsëritshmja Nexhmije Pagarusha”!

0
618

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur sot në presidencë, artisten e shquar kosovare Nexhmije Pagarusha, e cila mbush më 7 maj, 85 vjeçe.

Meta, i cili i ka bërë dhuratën simbolike, ka shprehur në rrjetet sociale një konsideratë të veçantë: “Pata sot privilegjin e veçantë t’i uroj ditëlindjen e jetë sa më të gjatë Mbretëreshës së këngës shqiptare. Admirim e mirënjohje të thellë, për të gjitha emocionet dhe krenarinë që zëri i saj i ka dhuruar kombit në dekada. Gëzuar ditëlindjen, e papërsëritshmja, artistja jonë e madhe, Nexhmije Pagarusha!” përfundon Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here