U shpall në kërkim për falsifikim pijesh, policia e Shkodres arreston Xhavit Kasemin…

0
1517

 

I shpallur ne kerkim prej muajsh pas sekuestrimit te aktivitetit tregtar te subjektit “Briland” shpk, ku tregtonin pije te falsifikuara, policia e Shkodres, ka arrestuar pronarin e firmes Xhavit Kasemi.

Policia e Shkodrës pak muaj me pare ka sekuestruar 2300 m2 pasuri të paluajtshme dhe 4 automjete. Në kuadër të Plan-Operacionit “Vjeshtë 2017” është sekuestruar i gjithë aktiviteti tregtar i subjektit “Briland” shpk me administrator Xhavit Kasemi, i cili merret me prodhimin e pijeve.

Policia e Shkodres beri ekzekutimin e urdhërit të Prokurorit, në zbatim të Vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër per sekuestrimin e pasurise.

“Briland” shpk u denoncua se prodhonte pije të ndryshme të falsifikuara. Sipas njoftimit të policisë së Shkodres është sekuestruar: Pasuria e paluajtshme:  2 godina nga 1000 m2, në lagjen “Ajasëm”, produkte të prodhimit nga “Briland”shpk, që ndodhen brenda 2 godinave, 1 magazinë në përdorim të subjektit Briland”shpk 300 m2, në lagjen “Liria” si dhe 4 automjete në përdorim të subjektit Briland”. Sipas policisë së shtetit, pronat dhe automjetet janë përfituar në mënyrë të paligjshme sipaosje e prodhimit të pijeve të ndryshme të falsifikuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here