“Rruga e Kombit”, brenda 60 ditëve ndryshimi i tarifës për banorët e Kukësit

0
561

 

“Qeveria do të propozojë një ndryshim të rëndësishëm të tarifës së ‘Rrugës së Kombit’ për gjithë banorët e Kukësit, sepse ishte e papërballueshme dhe do të lëmë një periudhë kohe deri në shtator për t’i informuar”.

Gjatë turit të llogaridhënies publike, Rama deklaroi nga Lezha se “sa i takon tarifës së ‘Rrugës së Kombit, ne do të mbajmë fjalën për të propozuar këto ndryshime, që brenda 60 ditëve nga momenti kur kam folur”.

“Në atë rast ne gabuam, por nuk di nëse kujtesa ju sjell ndërmend ndonjë qeveri apo kryeministër tjetër që ju ka thënë: ‘gabuam, ndjesë. Kurrë nuk nuk kam menduar se jemi të pagabueshëm. Është themelore, sidomos për një drejtues apo udhëheqës të një vendi që kur ka një gabim ta pranoj gabimin publikisht dhe të kërkojë ndjesë. Vetëm në këtë mënyrë gjërat mund të bëhen, jo duke ia lënë fajin atij që nuk e ka”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here