Lista e re e barnave, LSI jep alarmin: U përjashtuan mijëra shqiptarë të sëmurë

0
564

Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LSI-së, kryetari i grupit Petrit Vasili me anë të një konference për shtyp kundërshtoi listën e re të barnave, e cila sipas tij, jo vetëm që u miratua fshehtas, por përjashton nga kjo listë mijëra shqiptarë të sëmurë.

 

 

“Në mënyrë të drejtpërdrejt dhe konkrete sot jemi në një situatë shumë të vështirë pasi në mënyrë fantomatike, natën në mënyrë të fshehtë është miratuar një listë e re barnash e cila u është njoftuar edhe shërbimit farmaceutik, siç e dini në mes të natës, denoncuar nga vetë ky shërbim dhe jo nga opozita. Njëherazi qindra të sëmurë janë përjashtuar nga lista e barnave dhe një pjese të tyre iu është lejuar vetëm trajtimi i fëmijëve, për barna të caktuara që kanë të bëjnë me artritin, reumatizmin, sëmundje kronike të cilat shkaktojnë invaliditet me kalimin e kohës dhe kjo gjë është bërë vetëm e vetëm sepse paratë që shpërdorohen me konçensione në shëndetësi, nuk kanë mundësi më të mbështesin listën e barnave”,- tha Vasili.

Z. Vasili, PS ka konfirmuar Erion Veliaj si kandidat për Tiranën, LSI e ka një emër? 
LSI ka një alternativë të shkëlqyer që ka të bëjë me programin e tij për të shëndoshur shëndetësinë shqiptare dhe për të mos munguar barnat më të cilët thashë invalidizojnë të sëmurët. Dhe do kërkoja ta keni vëmendjen tuaj pasi këta të papërgjegjshëm që ndërrojnë vendet ku kanë vetëm një objektiv të grabisin qytetarët, nuk kanë as interes për LSI. Interesi ynë madhor është që të sëmurët mos të mbeten pa barna sikurse po ju referoj ku ndër këta të sëmurë ka dhe kolegë tuaj të medias shqiptare dhe besoj që sot nuk do kisha një pyetje të tillë nga ana juaj megjithatë respekte dhe për pyetjen tuaj. Sot pra është një moment ku qindra njerëz mbeten pa barna dhe qindra të tjerë talasemikë duhet të marrin barna të një cilësie më të ulët që shkatërrojnë jetën e tyre vetëm e vetëm se duhet të rrëmbejë ca para ai që është i akaparuari i rradhës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here