Moti nesër: Reshje në gjithë vendin, ja situata në çdo qark

0
771

Sot pasdite (e martë, dt.08) dhe nesër (e mërkurë, dt.09), sipas IGJEUM, priten reshje në të gjithë territorin. Në qarqet Lezhë, Elbasan dhe Berat, priten reshje mesatare, por lokalisht deri intensive, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta, por lokalisht deri mesatare. Në shumicën e qarqeve reshjet do të jenë të shoqëruara edhe me shtrëngata.

Sot priten reshje në të gjithë vendin

TEMPERATURAT

Nesër (e mërkurë, dt.09) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

Në bregdet: 14 / 20 °C;

Në vendet e ulëta: 12 / 21 °C;

Në vendet malore: 10 / 21 °C.

ERA

Sot pasdite (e martë, dt.08) dhe nesër (e mërkurë, dt.09) era pritet të fryjë e lehtë, ndërsa në bregdet deri mesatare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here