Opozita ‘bojkoton’ Bushatin, Ministri flet për “fanta spathi” që flasin me të huajt

0
512

Partia Demokratike i la sërish bosh karriget e saj në Komisionin parlamentar të Politikë së Jashtme, ku këtë të martë raportoi Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

Shefi i diplomacisë shqiptare pranoi se krimi dhe korrupsioni mbeten ende sfidë por kjo sipas tij nuk argumenton përbaltjen që opozita i bën qeverisë dhe reformave, mandje edhe në tryeza me të huajt.

Bushati: Mos mendoni që një grup deputetësh që vinë nga një vend ku qeveria e tyre mbahet vetëm me një votë në këmbë, ku kanë skepticizëm shumë të madh për një pjesë të mirë të vendeve të Europës Jugore, që janë edhe themeluese të BE-së, të shkojnë me një optimizëm shumë të madh kur mund të dëgjojnë dikë që futet si “Fanti spathi” në një drekë dhe vë kasetën dhe thotë gjëra që ka qejf për të thënë.Është po Partia Demokratike që po ti referohemi vetëm fakteve, pa dashur për të bërë analizë politike, ka përgjegjësi për vonesën në këtë proces.

Në përgjigje të deputetëve skeptikë të LSI-së, Bushati tha se qeveria është në komunikim të vazhdueshëm me vendet anëtare të BE, duke shtruar para tyre fakte e duke i bindur se Shqipëria është gati ti bashkohet familjes europiane.

Gjosha: Ju thoni rekomandim pozitiv pa kushte por disa nga vendet anëtare ju e dini mirë që ata dinë të lexojnë dhe kushtet brenda rekomandimit të dhënë nga Komisioni Europian.

Bushati: Nuk ka kushte brenda rekomandimit, ky është një rekomandim i qartë, i pa kushtëzuar. Ne jemi në kontakte të vazhdueshme me të gjitjha vendet anëtare. Nuk besojmë që ky do të jetë një proces i lehtë.

Në lidhje me negociatat me shtetin grek, Ministri informoi se raundi tjetër i bisedimeve do të zhvillohet javën e ardhshme në Athinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here