Zhvillime të reja në ‘dosjen Tahiri’, thirret në prokurori shoferi, zbardhen dëshmi

0
709

Prokuroria e Krimeve të Rënda është duke hetuar me intensitet dosjen ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili akuzohet për përfshirje në trafik droge dhe mbështetje të organizatorëve për trafik droge.

Që pas dorëzimit të mandatit, Tahiri tani është një qytetar i thjeshtë, i cili mund të arrestohet në çdo moment, por prokuroria ka bërë të ditur se po mbledh provat.

Gjatë paradites së sotme është thirrur një prokurori, shoferi i Saimir Tahiri, Gentian Ceka. Ky i fundit është pyetur në lidhje me aktivitetin e shefit të tij.

Ceka është edhe personi që ka qenë në makinë me Orest Sotën pak para se ky i fundit të arrestohej me 863 mijë euro në makinë dhe dy patenta të Tahirit.

Ka qenë vetë i arrestuari dhe më pas i liruar në janar të 2018 që e ka thënë këtë fakt.

Sipas Sotës ka qenë shoferi i Tahirit ai i cili i kishte harruar patentat në makinën e tij.

Gentian Ceka është thirrur disa herë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here