34 vjeçari kapet me 2 kg drogë në aksin Tepelenë –Memaliaj

0
620

Një 34 vjeçar nga Memaliaj është arrestuar nga policia pasi është kapur me dy kg drogë të llojit kanabis.

Në pranga përfundoi Ermal  Sadiku,  banues në fshatin Rabie.

Arrestimi këtij shtetasi u bë pasi rreth orës 15:00 gjatë kontrollit  të ushtruar nga specialistët për hetimin e narkotikëve, në vendin e quajtur ish-ofiçina e Fermës  Tepelenë, në aksin rrugor Tepelenë –Memaliaj,  në një çantë kishte lëndë të dyshuar  narkotike të llojit cannabis sattiva me peshë 2 (dy) kilogram e 650 (gjashtëqind e pesëdhjetë) gramë“, sqaron policia.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokuririsë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale prodhimi dhe shitja e narkotikëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here