Deputeti i PD sulmon Ramën: Banditët lirohen nga burgu, qytetarët pas hekurave

0
688

Deputeti i PD-së Klevis Balliu ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në vend, që nga shkarkimi i Besim Hajdarmatajt nga kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda deri tek lirimi i ish-deputetit Mark Frroku nga burgu. Përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Balliu theksoi se krimi në drejtësi ka liruar rilindasit nga prangat.

“Edi Rama pasi vuri në ‘gjumë’ prokurorin e Saimir Tahirit, po nxjerr nga qelia e burgut një tjetër zyrtar bandit. EDVINOVIÇI po përgatit lirimin e Mark Frrokut, deputeti i dënuar për vrasje.”, shkruan Balliu.
32147502_1960188990977576_5629060244958085120_n
REAGIMI I BALLIUT
KRIMI NË DREJTËSI LIRON RILINDËSIT NGA PRANGA
Çunat e Edi Ramës të lirë dhe të pakapshëm nga drejtësia e rilindur nga kryebanditi Kryeministër.
EDVINOVIÇI Kryeprokuror po bën gjithçka që rilindësit kriminelë të shijojnë lirinë dhe paratë e drogës.
Edi Rama pasi vuri në ‘gjumë’ prokurorin e Saimir Tahirit, po nxjerr nga qelia e burgut një tjetër zyrtar bandit. EDVINOVIÇI po përgatit lirimin e Mark Frrokut, deputeti i dënuar për vrasje.
Kjo është drejtësia e reformuar!
Banditët të lirë qytetarët pas hekurave

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here