Sunday, May 5, 2024
Home Kronika Dhuna në Britani, “The Times”: Reputacioni i bandave shqiptare të kokainës, i...

Dhuna në Britani, “The Times”: Reputacioni i bandave shqiptare të kokainës, i frikshëm

0
865

Gangsterët shqiptarë që kontrollojnë tregtinë e kokainës së pastër kanë rritur praninë e tyre në Britani me rreth 60 për qind në tre vitet e fundit, duke ushqyer rritje të krimit të dhunshëm, shkruan prestigjiozja britanike “Times”.

Në diskutimet e gjera për shpërthimin e dhunës në qytetet britanike, gazeta shkruan se “dhuna e bandave është përhapur gjithnjë e më shumë nga një qytet në tjetrin përfshirë ato bregdetare dhe fshatrat ruralë, në përputhje me rritjen e mprehtë të kokainës të sjellë nga mafia shqiptare nëpërmjet lidhjeve me kartelet e Amerikës Latine”.

Nga të dhënat e siguruara nga “The Times” thuhet se bandat shqiptare kanë rritur kontrollin e kontrabandës me shumicë të kokainës.

Një rritje e sulmeve me thikë, e të shtënave me armë dhe krimit të dhunshëm, kanë ndodhur gjatë të njëjtës periudhë 3 vjeçare.

Qeveria e Britanisë së Madhe thotë se pastërtia e kokainës që po sillet në vend, është një nga arsyet e rritjes së dhunës.

Një tabelë liston më shumë se 4,600 bandat më të rrezikshme të krimit të organizuar që veprojnë në Britani sot – të kompletuar me kombësitë e tyre.

Ajo zbulon që shqiptarët lanë pas rumunët për herë të parë në vitin 2017, por grupet kriminale britanike të tregtisë së kokainës, mbeten më të përparuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here