Manjani: Lu foli qartë, Rama të mos flasë në emër të Amerikës

0
563

Pas deklaratës së bërë ditën e sotme nga ambasadori i SHBA-së, Donald Lu, i cili i kërkoi Ramës të mos flasë në emër të Amerikës, ka ardhur dhe reagimi i ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.

Përmes një statusi në rrjet sociale, Manjani shkruan se sot SHBA foli qartë, ku i kërkoi Ramës të mos flasë në emër të saj.

Ndërsa i kërkon Ramës që ta heqë Xhafën si Ministër të Brendshëm, dhe të mos shesë moral.

Ja statusi i Manjanit:

Edhe Ambasada Amerikane foli! Qartë madje! “Rama të mos flasë në emër të Amerikës”!  Po tani?!

Pas kujt tjetër do fshihet KryeRilindasi?

E përsëris këshillën: ta mbajë Xhafën në qeveri, por jo Ministër të Brendshëm. Le të qeverisin bashkë, por jo të na shesin moral që s’e kanë!

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here