“Titullin ‘Mjeshtër i madh’ Demollari e ka marrë në fushën e lojës, atë ia kanë “dhënë” tifozët shqiptarë prej vitesh. Demollari, model i shkëlqyer i sportistit shembullor dhe i “fair play”. Ai ishte lojtari model i Dinamos dhe më i spikaturi i këtij ekipi. Figura e Demollarit është nxitje për brezat e rinj për t’u marrë me sport e për të qenë të suksesshëm në jetë. Shembulli i jetës, veprimtarisë dhe sjelljes sportive të Demollarit ka qenë dhe mbetet një burim i rrallë frymëzimi, sidomos për të rinjtë e sotëm. Demollari ka forcuar ndjenjat e krenarisë kombëtare, do të jetë ambasadori i përhershëm i Shqipërisë në botë. Kam fatin dhe rastin të vlerësoj një nga figurat më të spikatura dhe talentet e rralla e të papërsëritshme të futbollit tonë. Demollari, solisti magjepsës i lojës së bukur, njëri nga sportistët më të talentuar dhe të suksesshëm të kombit tonë. Demollari përfaqësues i denjë dhe me autoritet në futbollit edhe në arenën ndërkombëtare. Të gjithë sportadshësit shqiptarë e kanë të gdhendur në kujtesën e tyre lojën e tij virtuoze me “Dinamon” e me Kombëtaren dhe sidomos golat e mahnitshëm të shënuar gjatë tri dekadave”, tha Meta.
Ndërkohë, Sulejman Demollari e cilësoi këtë një ditë të vençantë për të. “Ditë e veçantë për mua e jetën sportive. Falenderoj përzemërsisht e me mirënjohje Presidentin Ilir Meta. Presidenti përherë ka vlerësuar sportistët dhe kontributet e tyre ndër vite. Titulli “Mjeshtër i madh” që më akordoi Presidenti i përket futbollit shqiptar dhe tifozëve kuqezi”, tha Demollari.