3 vellezer autor te plagosjes ne V. Dejes, Policia i shpall ne kerkim, qelluan 4 here ndaj E. Simonit

0
1055

 

4 herë është shtënë në servisin e makinave në Vau Dejes ku mbeti i plagosur 43 vjeçari Ermir Simoni, ndërsa autor të dyshuar të ngjarjes janë 3 vellezer banues në lagjen “Ahmet Haxhija” në Shkoder. Ky është përfundimi në të cilin ka dalë grupi hetimor, i cili ka bërë shpalljen në kërkim të 3 vellezërve: A. B. 26 vjeç, T. B. 24 vjeç dhe K. B. 19 vjeç, ndërsa janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 gëzhojat, model 54, kalibër 7.62 mm dhe 4 predha. Konflikti mes paleve sipas dëshmive të marra dhe hetimeve të kryera ka ndodhur për motive banale dhe ka degjeneruar deri në përdorimin e armës së zjarrit, që la të plagosur 43 vjeçarin Simoni, bashkëpronarin e servisit.

Ai aktualisht ndodhet në spitalin rajonal të Shkodres jashtë rreziku për jetën. Burime nga policia bëjnë me dije se nga dëshmitë që kanë marrë dhe ndërtimi i skemes së ngjarjes, mësohet se gjatë ditës së premte, 3 vellezerit kishin qënë dy herë në servisin e vellezerve Simoni. Fillimisht në orët e para të mëngjesit, e më pas në drekë kur ndodhi ngjarja dhe dyshohet se gjithçka ka ardhur si pasojë e konfliktit që ka lindur nga riparimi i një automjeti. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë, në bashkëpunim” e “Armëmbajtje pa leje”.

Kjo është plagosja e katërt që ndodh në rrethin e Shkodres brenda pak ditësh dhe ku ende policia nuk ka arritur të vërë në pranga autorët e dyshuar, ndonëse disa prej tyre i ka identifikuar e shpallur në kërkim.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here