Partizani, “provimi” i veshtire i Vllaznisë, Gjoka: Nga kjo ndeshje varet vazhdimesia, me cdo kusht 3 piket

0
710

 

Ka zgjedhur ta quajë provim, sepse prej rezultatit të saj varet jo pak mbijtesa në superligë. Ndeshjen me Partizanin, tekniku kuqeblu Ernest Gjoka e sheh si një 90 minutësh prej ku varet vazhdimësia e skuadrës dhe prandaj pranon se në radhët e ekipit ka jo pak shqetësim.

Mungesat që ka Partizani për të janë të parëndësishme, pasi me apo pa ato lojtarë, ndaj të kuqve Vllaznia ka vetëm një alternativë, marrjen e 3 pikëve. Prandaj djemve u kërkon shumë sakrificë dhe të gjejnë golin.

Ana psikologjike është e rënduar, për këtë arsye puna me ekipin është përqendruar edhe në këtë drejtim. Merzitjen e Shkodraneve e quan të drejtë, por është optimist se Vllaznia edhe këtë herë do të mbijetojë në superligë.

Të dielen në orën 17.00 në kryeqytet, Vllaznia luan përballë Partizanit për të shkruar një prej kapitujve të vështirë të historisë së saj në këto vitet e fundit. Fitorja i mban gjallë shpresen për mbijetesë, në të kundërt 100 vjetorin, ekipi i parë i futbollit Shqiptar do ta presë i rënë në kategorinë e parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here