Selia blu kunder vendimit per arkivat, PD: Heshtja e Bushatit dhe Mesit vrastare per Shkodren

0
687

 

E cilëson vendim kundër Shkodres dhe e quan një turp heshtjen e deputetëve të maazhorancës. Partia demokratike ka reaguar ashpër për vendimin e fundit që qeveria ka marrë për transferimin e fondit arkivor nga Shkodra drejt Rreshenit. Përmes zedheneses Jasmina Lici, selia blu e quajti veçanërisht heshtjen e dy kryesuesve të listës, ministrit të jashtëm Bushati dhe zv/kryeministres Mesi, si vrastare për Shkodrën.

Prej muajsh po përflitet ky transferim në kuadër të ristrukturimit që qeveria ka vendosur t’i bëjë një sërë institucionesh, por që ka marrë formën e prerë me ekzekutimin e urdhërit nr 27 të qeverisë, nga drejtori i arkivit qëndror Ardit Bido, per transferimin e fondeve arkivore te Shkodres drejt vendruajtjeve te Rreshenit dhe te Kurbneshit. Edhe deputeti Romeo Gurakuqi reagoj ashpër përmes një statusi në rrjetin social ku shkruan: Perpiluesi i Urdherit nr. 4 te Keshillit te Nalte te Arkivave, i bindur te mos degjoje zerin e deputeteve dhe te opinionit publik shkodran, hodhi keshtu hapin final, drejt rrenimit te pasurise se mbetur arkivore te Shkodres. Njelloj si eterit pushtues te kryeqendres se kultures shqiptare ne vitin 1945, qe grabisnin dhe shkaterronin gjithshka nga bibliotekat dhe arkivat e qytetit te Shkodres, rilindasit dhe te emeruarit e tyre, sot po perfundojne misionin e heqjes dhe fshirjes se shenjave te fundit te memories komunitare te Shqiperise se Veriut. Por ne nuk duhet te harrojme, se ne kete veper goditese ndaj qytetnimit tone, zbatuesi i goditjes ka pasur mbeshtetjen dhe bekimin e dokumentuar te zv. Kryeministres shkodrane zonjes Senida Mesi, heshtjen te Ministrit te Jashtem zotit Ditmir Bushati. Ajo cfare po ndodh sot eshte nje prove se sundimtaret e kuq te Bllokut, gjithmone kane gjetur nga bashkesia jone, ushtare te bindur me te cilet kane ushtruar pushtetin e tyre politik ne krahine. Megjithate, ceshtja nuk mbyllet ketu tek veprimi i juaj ma i fundit! Me i rendesishem se posti, eshte respekti ndaj Shkodres, qytetareve te saj, interesave publike, degjesa e profesionisteve.  Shperbashkimi me te keqen, kur nuk e perballon, zgjidhet me doreheqje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here