Asamblea PABSEC, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi viziton Stambollin nesër

0
622

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi, do të marrë marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC), që mbahet në Stamboll më 16 maj 2018. Kryetari i Kuvendit z. Ruçi, është njëkohësisht President i PABSEC deri me 21 qeshor 2018, ku do të kryhet rotacioni i Presidencës gjatë punimeve të Asamblesë së 51 të Përgjithshme të PABSEC në Tiranë.

Takimi i kryetarëve të parlamenteve të shteteve anëtare të PABSEC-ut zhvillohet me rastin e 25-vjetorit të themelimit të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi.

Gjate ditëve të mbledhjes, Kryetari i Kuverndit, Z. Ruçi, do të zhvillojë takime me kryetarët e parlamenteve të Greqisë, Bullgarisë, Gjeorgjisë, si edhe kryetarin e Senatit të Rumanisë.

Ditën e mërkurë, datë 16 maj 2018, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, do të mbajë një fjalë përshëndetëse në ceremoninë e hapjes së Konferencës së Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve Anëtare të PABSEC-ut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here