Batutat mes Tahirit dhe prokurorit/ Ja çfarë ndodhi sot në gjykatë

0
776

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, gjatë seancës së sotme gjyqësore, ka shkëmbyer batuta me prokurorin e çështjes Besim Hajdarmnataj dhe me gjyqtaren.

Me tone të larta ai ka bërë argumentim juridik të provave mbi të cilat prokuroria dhe gjykata vendosën të lënë me “arrest shtëpie”.

I ndjerë në pozita jo vetëm të personit në hetim, Tahiri kërkoi ndjesë për tonin e lartë me të cilin ju drejtuar gjykatës. Ai e justifikoi tonin e tij te larte dhe here pas here goditjet me grushta mbi tavoline si “temperature të lartë argumenti dhe jo trupore.

Akuzave se ai ka favorizuar dhe ndërmjetësuar në trafikun e lëndëve narkotike me grupin Habilajve, Tahiri i është përgjigjur prapë me batutë prokurorit të çështjes. Sipas tij, prokurorët s’kanë asnjë provë të argumentuar dhe I vetmi fakt ku po hetojnë janë pushimet familjare.

‘Po jemi grup i strukturuar miqësorë që kalojmë pushimet dhe jo grup i strukturuar kriminal.’, ka thënë Tahiri.

Pas tij, radhën për të folur e ka patur akuza. Edhe Besim Hajdarmataj ka ditur të kthej argumentin në provë e provën në batutë. Një nga provat e reja të administruara nga gjykata në fashikujt e kësaj dosje ka qenë praktika e ndjekur për emërimin transferimin dhe shkarkimin e ish drejtorit të postës Dhërmi, që sipas prokurorit Hajdarmataj ka qëndruar në atë detyrë më sh se ai vet.

Në këtë seancë, prokurori deklaroi se shumë persona që po pyeten pritet të merren të pandehur duke zgjeruar rrethin e bashkëpunëtorëve në këtë dosje. Një tjetër batutë e menjëhershme do të ishte edhe ajo për thirrjen e dëshmitarëve që sipas prokurorit, si ish ministër, Tahiri duhet ta dijë mirë se kush e ka radhën për tu pyetur.

Ja batutat:

Hajdarmataj: Ish ministri e di një ditë para se kush do pyetet në prokurori. Drejtori i postës Dhërmi ka qëndruar në atë postë më shumë se unë në këtë detyrë

Tahiti: Ndjesë për tonin, por ju sigurojë që është temperaturë argumenti dhe jo trupore. Jemi grup i strukturuar  familjare jo grup i strukturuar kriminal

Hajdarmataj : Hetimet ndaj Tahirit zgjaten 8 muaj pasi presim letër porositë nga 3 shtete, Itali, Greqi dhe Mali i zi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here