“Hajde në rreshtin tim”, Kastriot Islami rrëfin konfliktin me Edi Ramën

0
544

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Kastriot Islami i ftuar në emisionin ‘Ditë e Re’ ka folur mbi debatin e tij me kryeministrin Edi Rama kur ky i fundit mori drejtimin e Partisë Socialiste.  Ai u shpreh se Rama i kërkoi të qëndronte në anën tij, gjë të cilën Islami nuk e pranoi dhe kjo ishte arsyeja që e çoi edhe në përjashtimin nga kjo parti.

“Hajde rri në rreshtin tim. Jo i kam thënë, unë nuk kam ardhur që të rri në rreshtin e asnjërit, absolutisht asnjërit. Unë vij jap një kontribut. Nëse kontibuti im ëshë i vlefshëm dhe unë shpërblehem për këtë jam në gjendje të funksionoj, përndryshe nuk funksionoj dhe nuk futem në rreshtin e asnjërit. Ky është debati që kam bërë me Ramën.” Tha ish deputetei Islami.

Përsa i përket mënyrës së veshjes së Ramës, ish deputeti demokrat nënvizoi se kjo është çështje e vlerësimit të kryeministrit mbi atë që ka përballë. Sipas tij, “Ramën e ka thirrur nga Parisi z.Nano. Unë kam qenë në atë kohë zv/kryeministër. Dhe natyrisht duke qenë zv/kryeministër dhe Rama do të bënte dokumentat për tu emëruar ministër e solli në zyrën time.  Unë mendoja që në një zyrë shteti dhe Rama tani po kalon në një kod etik sesi duhet të vishesh në punë. Ne kishim një kod etik që çdo person që vinte në Kryeministri duhet të ishte veshur me kollare. Rama ishte me boksera me atë stilin e vet. Rama shkon dhe e di që me evropianët mund ta bëjë këtë lojë, shkon edhe me atlete ose bluze por tek Erdogani shkon serioz. Po i njëjti njeri, tek njëri shkon i veshur dhe nuk ia mban që të shkojë me atlete përpara Erdoganit ose me vathë.

Pse nuk shkon para Erdoganit? Ose para Obamës ishte shumë i rregullt, u shopreh Islami, Kurse para Mogherinit shkon edhe me atlete. Tregon se është çështje e vlerësimit që mbi atë që ka përballë dhe çështje e një marrëdhënie përgjegjshmëri dhe serioziteti që ndërton me instituticionin.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here